Llapi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme si mysafir duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0.
Golat për skuadrën llapjanase i ka shënuar sulmuesi anësor Edon Sadriu.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes ka deklaruar se i kanë dhënë shkollë skuadrës së Gjilanit.
“Llapi sot tregoi që është dashtë të jetë kampion me ndeshje që i kemi fituar”.
“I kemi pasur disa humbje pas një ngarkese të madhe, por ky është Llapi i vërtet. I kemi dhënë shkollë skuadrës së Gjilanit dhe kemi bërë një paraqitje të madhe”, ka thënë Batatina.
Llapi me këtë fitore ngjitet në pozitën e pestë me 36 pikë, ndërsa Gjilanin mbetet në vendin e katërt me 43 sosh.