Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka vlerësuar skuadrën e tij pas kalimit në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Milani eliminoi Torinon pas gjuajtjes së penalltive me rezultatin 5:4. Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën pa gola, në duelin e luajtur të martën mbrëma në “San Siro”.
“Nuk mund të mos jem i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, pasi ishte ndeshja e katërt brenda nëntë ditësh. Por, edhe përkundër kësaj, asnjëherë nuk ka munguar angazhimi dhe intensiteti. Është për të ardhur keq që nuk fituam brenda 90 minutash, pasi treguam cilësi. Po ashtu, nuk ishte e lehtë të shënonim të pesë penalltitë”, u shpreh Pioli.
Në çerekfinale, Milani do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Interit dhe Fiorentinës.
Milani nuk e ka fituar Kupën e Italisë që nga viti 2003.