Trajneri i njohur gjerman Felix Magath, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me përfaqësuesit e Kosovës për postin e trajnerit.
Magath në një intervistë për gazetën gjermane “Kicker”, tha se kishte mundësi ta nis një përvojë të re me Kosovën por e kishte hedhur poshtë përcjell Klankosova.tv.
“Kam folur me përfaqësuesit nga Kosova. Në punë ka njerëz të përkushtuar. Unë gjithashtu do të shkoja përsëri në Kinë”.
Ish-trajneri i Bayernit të Munchenit tha se e di kufirin e tij.
“Unë i di kufijtë e mi si trajner, por e di që jam ende në gjendje të ndihmoj skuadrat”.
Angazhimi i fundit i 68 vjeçarit ka qenë vitin e kaluar ku ai kishte një kontratë si drejtor sportiv në Würzburger Kickers.
“Kam pasur pyetje të ndryshme. Por unë duhet të bëj një punë nga bindje. Do të marr sërish një punë si trajner”.