Trajneri i ri i Feronikelit, Dejan Vukiqeviq, ka filluar ditën e tij të parë të punës në klubin kampion të Kosovës, duke bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Vukiqeviq ishte i shoqëruar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, presidentin e Feronikelit, Naser Ramajn, dhe drejtorin teknik të klubit, Malsor Gjonbalaj.
Vukiqeviq u zyrtarizua dje si trajner i ri i klubit nga Drenasi. Ai zëvendësoi Zekirija Ramadanin e larguar ditë më parë.