Trajneri i Sevillës, Pablo Manchin, beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, të cilit i pëlqen shumë të shënojë kundër skuadrës së tij.
Sevilla u duk se po luante futbollin e saj kulmor të shtunën në Sanchez Pizjuan, duke kaluar në epërsi dy herë ndaj Barcelonës, por Leo Messi iu kundërpërgjigj me het-trik duke ia siguruar të tri pikët Barcelonës.
Superylli argjentinasi e ka çuar në 36 numrin e përgjithshëm të golave ndaj Sevillës, zyrtarisht viktimës së tij të preferuar, me Manchin që tha pas lojës së 10-shit të Barçës i pëlqen të luajë ndaj Sevillës.
“Ne u përballëm me njërin prej ekipeve më të mira në botë dhe kundër lojtarit më të mirë në botë, të cilit duket se i pëlqejmë shumë”, tha Manchin pas ndeshjes.
Ai beson se skuadra e tij pati mundësinë ta fitojë këtë ndeshjes, por nuk e shfrytëzoi mundësinë e artë para se Messi ta shfaqte magjinë në fund.