Trajneri i Shkupit jep dorëheqje pas eliminimit nga Ballkani

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Shkupit ka njoftuar se trajneri i deritanishëm, Goce Sedlloski, ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.

FC Shkupi ka shkruar në Facebook se sot kanë pranuar dorëheqjen e tij, ku dhe falendëruan atë për kontributin e dhënë në klub si dhe shpalljen kampion të Shkupit pas 21 vitesh.

Kjo dorëheqje e tij vjen pas humbjes me Ballkanin në Conference League, me ç’rast ekipi nga Maqedonia u eliminua në fazën e play-offit.

Të ngjashme