Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit tetor, të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.
Pjesë e kësaj liste do të jetë edhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.
Suedia përballet me Kosovën më 9 tetor ndërsa tri ditë më vonë takohet me Greqinë, shkruan Gazeta Express.
Trajneri i Suedisë, Janne Andersson tha se Kosova është ekip individualisht i aftë që do të provojë t’ju krijojë probleme.
“Së pari, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për Kosovën. Ne e dimë se është një ekip individualisht i aftë që do të bëjë gjithçka për të na krijuar probleme. Kosova, ndër të tjera, bëri një lojë shumë të mirë kundër Spanjës herën e kaluar”, tha Andersson.
Të dy ndeshjet e muajit tetor, Suedia do t’i luajë në shtëpi.