Filharmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë shtypi, në lidhje me koncertin e Korit të Filharmonisë, i cili do të mbahet në bashkëpunim me festivalin ReMusica, për nder të 110 – vjetorit të lindje të Lorenc Antonit, raporton EkonomiaOnline.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, dha detaje rreth dy koncerteve që pritet të mbahen gjatë javës.
“Jemi në prag të koncertit të radhës që do të mbahet sonte, me korin e filharmonisë pas një jave mjaft të suksesshme që e kaluam në Paris pa pushim ju kemi rrek punës me dy koncerte gjatë kësaj jave, sonte dhe me 2 qershor koncerti i orkestrës. Koncerti i sotëm është koncert i pavarur i korit e quajmë koncert ‘Akapella’ përveç vokalit do të marrin pjesë edhe disa solist, Rafed Rudi dirigjent”, tha ai.
Dirigjenti Rafed Rudi, tha se përmes koncertit të sontëm do të shpërfaqin një literaturë bashkëkohore, e cila vë në pah muzikën e emocionalitetit.
“Filozofia e programit të sotëm është mjaft qartë e përcaktuar dhe synim në program është afirmimi qitja në pah e një literature bashkëkohore por që mund të përmblidhet me një term, muzikë e mocionalitetit, muzikë që ka emocionalitet të ri. Vepra për Fa got dhe kor e Hovland si dhe vepra e fundit e imja e definojnë pikërisht këtë emërtim që unë e them. Muzikë që ka fillua në fund në shekullit 20 si rrym të muzikës atonale që kanë qenë në fund të viteve 70-ta”.
Rudi tha se pjesa tjetër e programit është e ndërtuar prej disa miniaturave të shkurta të kompozitorëve shqiptarë dhe vepra e Lorenc Antonit që shënon 110 – vjetorin e lindjes së tij.
“E kam marrë këtë vepër për ti treguar publikut për rëndësinë e autorit në muzike. Jam i bindur qe publiku do ta pëlqej kemi bë përgatitjet e duhura”, tha ai.
Ndërsa Orges Malaj, fagotist nga Tirana, tha se ndjehet i priveligjuar që do të jetë pjesë e këtij koncerti.
“Ndihem i kënaqur që marrë pjesë në këtë bashkëpunim me maestron Rudin. Është hera e dytë që bashkëpunoj me të, por është e veçantë sepse ruaj lidhje të veçantë me korin e Filarmonisë së Kosovës. Shpresoj që sonte të japim më të mirën”, tha ai.
Ky koncert mbahet për nderë të 110 vjetorit të lindjes së Lorenc Antonit.
Do të performojë Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën dirigimin e Rafet Rudit.
Poashtu do të përformojnë edhe Egil Hovland, John Leavitt, Dafina Zeqiri, Endri Sina, Oliver Messiaen, Stephen Leek, Jaakko Mantyjarvi.