Trajneri i madh italian e sheh Atalantan si Leicesterin e Italisë

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 17:52 | Nga

Marcello Lippi beson se Atalanta mund të jetë Leicester City i Italisë dhe mund ta fitojë Scudetton këtë vit edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

Skuadra e Claudio Ranierit, befasoi të gjithë kur u shpall kampion në Angli.

“Forma e Atalantas po vjen me një entuziazëm të madh që presidenti Percassi dhe trajner Gasperini i kanë dhënë skuadrës”.

“Në Bergamo, është atmosferë familjare”.
“A mundet Atalanta ta bëjë Leicesterin? Natyrisht, por do të jetë e vështirë, por pse jo? Gjithçka po ndodh. Jemi duke e parë që në Gjermani kreu i renditjes i përket Leipzigut”, ka thënë trajneri i kombëtares kineze, Marcelo Lippi.

Atalanta ka tubuar 28 pikë deri më tani dhe është në pozitën e pestë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme