Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim ka përfunduar me sukses Trajnimin Bazik të Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, siç thuhet në Facebook, pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri dhe aftësi të specializuara për operacione në terrene malore.

Programi ka përfshirë orientimin në terren, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, operacionet e kërkim-shpëtimit në kushte të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në ambiente malore.

Sipas FSK-së, trajnimi është zhvilluar në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale për reagim efikas në situata emergjente.

Të ngjashme