Komuna e Prishtinës ka njoftuar se trajtimi i qenve endacakë në kryeqytet po vazhdon të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimeve administrative në fuqi.
Sipas komunës, ekipet për trajtimin e qenve endacakë janë të angazhuara çdo ditë në terren, njofton Klan Kosova.
“Ndërsa ju mund të lajmëroheni në qendrën e thirrjeve e cila është funksionale 24/7 për çdo shqetësim apo raportim të qenve në lagjet e juaja që ju duken agresiv në numrat kontaktues”, ka shkruar Komuna e Prishtinës në llogarinë e saj në Facebook.