Trajtimi që po iu bëhet të dyshuarve për Coronavirus në Infektivë (Video)

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Periskopi ka arritur të sigurojë një video të një qytetari të ndodhet në Qendrën Infektive në Prishtinë i cili ankohet për trajtimin dhe kushtet e atyshme. 

Ai dyshohej se ishte infektuar me Koronavirusin e ri Covid-19 dhe ndodhej për testime në Infektivë. Por, del se trajtimi i tij nga stafi ishte absolutisht tmerrues.

Qytetari pretendon se mjekët i kanë vonuar ushqim i cili edhe ashtu ishte i papastër, ndërkohë që nuk i kanë ofruar as ujë – për t’i dhënë në fund vetëm ujë nga çeshmja, edhe pse ai rrezikonte të infektonte dhomën e karantinës ose të infektohej nga vetë dhoma.

Më tej, edhe në video ai tregon për papastërtitë që mund të dukeshin në dhomë, ndërkohë që tregon se dhoma nuk ka as ventilim. Po ashtu, ai tregon se si as kushtet higjienike elementare në Infektivë mungojnë, duke mos pasur as letra për duar, por me guacën në një gjendje krejtësisht të papërdorshme për shkak të papastërtisë.

Natyrisht, Kosova nuk ka shumë raste të dyshuara dhe autoritetet nuk do të duhej të silleshin në këtë formë me qytetarët e thjeshtë të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme