Për shkak se antibiotikët janë bërë më pak të efektshëm në trajtimin e virozave, njerëzit po i kthehen natyrës për të kërkuar zgjidhje për problemet e tyre shëndetësore.
E gjithësesi që një studim i realizuar nga Universiteti i Washingtonit, tregon se hudhra e bardhë është 100 herë më e efektshme se sa antibiotikët më të njohur të përdorura në betejat kundër sëmundjeve, të shkaktuara nga bakteret.
Por, nëse me të vërtetë besoni në efektet e dobishme që hudhra mund të ketë në shëndetin tuaj, atëherë provoni të përgatisni këtë supë magjike, ideale për shëndetin tuaj kur po përballeni me ndonjë virus apo ftohje.
Afër pesë thelpinj hudhra të prera imët
2 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
1 lugë trumëz të freskët, të grirë imët
6 filxhanë (nga 250 ml) supë pule
2 hudhra të kuqe, të prera po ashtu imët
3 filxhanë bukë të thekur të prerë në copa të vogla
Nxeheni furrën në 180 C. Prisni majat hudhrave. Shtoni vajin e ullirit dhe futini në një folio alumini. Piqeni në furrë përreth 90 min. Lëreni të ftohet. Siç rekomandon Shëndeti.al, gjatë kësaj kohe, nxehni dy lugë vaj ulliri dhe gjalpë në temperaturë mesatare. Shtoni hudhrat e kuqe (përziejini shpesh). Lërini 10 minuta. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe shtojini trumëzat. Uleni temperaturën dhe lëreni të qëndrojë 5 minuta.
Këtë masë të fituar përzieni me mikser derisa ta mbërrini një masë të trashë homogjene. Shtojeni piperin e zi dhe kripën sipas dëshirës.