Në pyllin e fshatit Shallc të Vushtrrisë, mbrëmë, është gjetur pa shenja jete një person.
Dyshohet se viktima është rrokullisur me traktorin e tij, raporton Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në pyjet që gjenden mbi fshatin Shallc.
“Vdekje e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa njësitet policore pas përfundimit të vendshikimit të vendit të ngjarjes, në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.