Mbrojtësi francez, Lucas Hernandez, edhe zyrtarisht i është bashkuar gjigandit gjerman të futbollit, Bayern Munchen.
Hernandez do të ketë një marrëveshje prej 80 milionë eurosh dhe e cila do të zgjat pesë vite.
Marrëveshja është arritur në mars të këtij viti.
23-vjeçari mund të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes dhe në qendër.
Përveç tij janë edhe disa lojtarë të Francës që do ta djersitin fanellën e “Kampionit të pesëfisht”.
Bayern do të ketë edhe Benjamin Pavard, Correntin Tolisso, dhe Kingsley Coman.
Ish-mbrojtësi i Atletiko Madridit ka qenë pjesë e Kombëtarës së Francës kur trekolorët janë shpallur kampionë të botë në futboll në “Rusia 2018”.
Poashtu me ekipin nga Madridi ai ka fituar Europa Ligën dhe Superkupën e Evropës.