Dekada e fundit në futboll do të kujtohet për shumat astronomike të shpenzuara për futbollist.
Pothuajse çdo vit ka pasur thyerje të rekordeve në tregun e transferimeve, derisa kulminacioni u arrit në vitin 2017, kur Paris Saint Germain shpenzoi 222 milionë euro për transferimin e Neymar nga Barcelona.
Ky rekord vazhdon të mbahet nga Neymar, me Kylian Mbappen që pritet t’ia thyejë ndoshta që në verën e vitit 2020.
Ndonëse shumë skuadra vendosën skuadrën ta forcojnë duke shpenzuar shuma të mëdha, disa të tjera, kanë arritur të bëjnë transferime të qëlluara pa shpenzuar fare.
Mjafton të përmendet transferimi i Robert Lewandowskit, që falas kaloi nga Dortmund te Bayern Munich, dhe sot konsiderohet si sulmuesi më i mirë në botë.
Me 2020 që ndodhet shumë pranë nesh, ‘Goal.com’ ka bërë një listë me transferimet më të mira dhe falas në dekadën e fundit, përcjell lajmi.net.
Zlatan Ibrahimovic| PSG – Man Utd
Dani Alves| Barcelona – Juventus
Mathiu Flamini| Milan – Arsenal
Jesus Navas| Manchester City – Sevilla
Sami Khedira| Real Madrid – Juventus
Robert Lewandowski| Dortmund – Bayern Munich
James Milner| Man City – Liverpool
Joao Miranda| San Paolo – Atletico Madrid
Miroslav Klose| Bayern Munich – Lazio
Andrea Pirlo| Milan – Juventus
Paul Pogba| Man Utd – Juventus
Teemu Pukki| Brondby – Norwich City
Raul Gonzales| Real Madrid – Schalke 04
Santi Carzola| Arsenal – Villarreal
André-Pierre Christian Gignac| Marseille – Tigers Unal