Klubet nga Serie A kanë bërë disa transferime në këtë afat kalimtar veror që përfundoi më 2 shtator.
Interi i prin listës me shpenzimet që ka bërë në këtë verë, mirëpo që ka marrë disa lojtarë cilësor si Romelu Lukakun nga Manchester United.
Nerazzurët paguan 80 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit belg nga Djajtë e kuq, e që është transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere në Itali.
Në vendin e dytë është Matthijs de Ligt i Juventusit që u transferua nga Ajaxi për shumën e 75 milionë eurove.
Vendi i tretë i takon Napolit, që e transferoi Hirving Lozanon nga PSV Eindhoven 40 milionë euro, derisa në të katërtin është Kostas Manolas i Napolit nga Roma për 37 milionë euro.
Në vendin e pestë është Rafael Leao që u transferua te Milani nga Lille për 35 milionë euro./Telegraf