Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili sot tha se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogarinë e Qeverisë 10.38 milionë euro në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, kjo sipas tij ndodhi për “herë të parë në historinë e shtetit”.
Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi tha se kjo ka ndodhur sepse janë mbajtur “mbi 700 milionë euro të bllokuara, para të taksapaguesve, në llogaritë e BQK-së”.
Sipas Rukiqit, kjo që ka ndodhur është bizare dhe ofenduese.
“Duke i mbajt këto para të bllokuara, ne kemi më pak infratrukturë të duhur, nuk e e kemi asnjë projekt më ndikim në ekonomi, nuk kemi fond të sigurimeve shendetësore, nuk kemi më shumë çerdhe, nuk kemi tekniologji të reja dhe dixhitalizim, e shumëçka tjetër”, shkruan Rukiqi.