Qarkullimi i autobusëve lokalë, tramvajeve dhe trenave të metros është anuluar në pjesën më të madhe të Gjermanisë të enjten, pasi punonjësit e transportit e lëshuan punën për një tjetër grevë 2-ditore të lidhur me transportin.
Autobusët, tramvajet dhe trenat e metrosë ishin të bllokuar në shumë pjesë të vendit, raportoi AP.
Pasagjerët po përballen me vonesa të konsiderueshme të enjten, dhe e njëjta situatë duket se do të vazhdojë edhe të premten.
Sindikata e punëtorëve të shërbimit Ver.di bëri thirrje për një “grevë paralajmëruese”, një taktikë e zakonshme në negociatat gjermane për kontratat.
Greva përqendrohet në kërkesat për kushte më të mira pune, të tilla si një javë më e shkurtër pune dhe ditë shtesë kompensimi për punë me turne dhe natën.