Reperi Travis Scott dhe ish-partnerja e tij, Kylie Jenner, janë prindër të një vajze trevjeçare që e kanë pagëzuar me emrin Stormi.
Muzikanti ka rrëfyer se atësia ka pasur një ndikim të madh tek ai.
“Atësia ndikon në punën time. Ajo ka një ndikim të madh. Është një frymëzim i madh”, është shprehur Scott në një intervistë për revistën britanike të Vice Media, botuar të martën.
“Storm po vepron si një fëmijë. Ajo është gjithmonë e interesuar, kap dhe mëson shumë dhe u përshtatet gjërave kaq shpejt”, ka treguar ai.
Reperi i “Sicko Mode” është fotografuar duke kaluar kohë me Kylien, pas ndarjes dhe mediat thonë se shkaku është vajza e tyre.
28-vjeçari duket se e shijon kohën me Stormin dhe mamanë e saj.
Madje në postimin e fundit në profilin e tij në Instagram, poshtë fotos me vajzën, Scott shkruan “Fiks si mamaja në foton e dytë”.