Me mijëra protestues mbushën rrugët e Parisit të shtunën, duke protestuar kundër një ligji të ri në lidhje me policinë.
Protesta nisi e qetë, ndërsa më pas degjeneroi në përplasje të dhunshme me forcat e rendit, të cilave protestuesit i hodhën bomba molotov, ndërsa disa makina u përfshinë nga flakët.
Mediat franceze raportojnë për të paktën 22 persona të arrestuar, duke cituar një zëdhënës të policisë, i cili tha se protestuesit kishin shkatërruar dyqanet. Ligji i ri do të ndalojë filmimin e forcave të policisë. Macron është zotuar se ligji do të ndryshojë, por protestat po vijojnë ende.
Ndërsa dhuna nga protestuesit u rrit, policia përdori gaz lotsjellës dhe kamionë me ujë për të shpërndarë turmën.