Trazirat në Kapitol, Pence: Historia do ta bëjë përgjegjës Trump-in

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka kritikuar ashpër të shtunën ish-presidentin Donald Trump për rolin e tij në trazirat e 6 janarit në Kapitol. Pence tha për ish shefin e tij të dikurshëm se ka gabuar dhe se historia do ta bëjë atë përgjegjës për trazirat që ndodhën asokohe.

“ Trump gaboi”, tha Pence në darkën vjetore Gridiron ku morën pjesë politikanë dhe gazetarë. “Nuk kisha të drejtë të përmbysja zgjedhjet. Dhe fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time dhe të gjithë në Kapitol atë ditë, dhe e di që historia do t’i kërkojë llogari Donald Trump-it.”

Pence ishte në Kapitol kur mijëra mbështetës sulmuan ndërtesën në një përpjekje për të ndaluar Kongresin nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat Trump i humbi. Asokohe, Trump ushtroi presion ndaj Pence që të përmbyste rezultatin.

Të ngjashme