Federata e Futbollit e Zambisë ka konfirmuar se mjekui FIFA-s Joseph Kabungo ka vdekur të martën gjatë kohës që ishte në detyrë në ndeshjen mes Nigerisë dhe Ganës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.
Gana u bë ekipi i parë afrikan që siguron kualifikimin në Botërorin e Katarit, shkruan Gazeta Express.
Në fund të ndeshjes, filloi kaosi i vërtetë, teksa tifozët e Nigerisë “pushtuan” fushën duke treguar pakënaqësinë e tyre për moskualifikim.
Por, vdekla e mjekut Kabungo la në hije tërë ngjarjen tjetër.
Federata e Futbollit e Zambisë lëshoi një komunikatë të mërkurën në mëngjes, duke njoftuar për vdekjen e mjekut.
Ai ishte si zyrtar i dopingut për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.