Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mëngjesin e sotëm.
Zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara, ka treguar arsyen e mosaterimit të tyre.
Në një prononcim për Express Gara tha se vonesa po ndodh për shkak të mjegullës, por shpejt pritet të arrihet dukshmëria për aterim.
“Kemi disa vonesa të vogla për shkak të mjegullës, por pritet që shumë shpejt të arrihet dukshmëria e duhur për aterim”, tha Gara.
Kujtojmë se për ditën e sotme është parashikuar mëngjes me mjegull.