Blloqet A3, A5 dhe B1 të termocentralit rezultojnë pa prodhim gjatë ditës së sotme.
Situata vjen në një periudhë të sezonit kur kërkesa për energji mbetet e lartë, ndërsa ndërprerja e prodhimit në tri njësi njëkohësisht bie ndesh me deklarimet e vazhdueshme se KEK-u ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese për të përballuar nevojat e vendit.
Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar lidhur me arsyet pse blloqet A3, A5 dhe B1 nuk janë në prodhim, si dhe kur pritet rikthimi i tyre në operim.