Tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të tretën herë më radhë nuk po marrin pjesë në votim të Projektligjeve, raporton Ekonomia Online.
Enver Haliti, Milazim Salihaj e Mirsad Shkreta, nuk i kanë votuar Projektligjet që u propozuan nga ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu.
Projektligji i parë që nuk mori votat e mjaftueshme për vlerësimin strategjik mjedisor dhe ai për performancën energjetike të ndërtesave.
Gjatë seancës, shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është parë duke u munduar t’i bind deputetët të votojnë pro.