Mbrëmjen e së mërkurës organet e sigurisë u alarmuan për një kërcënim që kishte marrë kryeministri Albin Kurti. Menjëherë Njësia Speciale u dërgua tek shtëpia e të parit të Qeverisë.
Një status në grupin “Shes blej gjithçka” në Facebook ku një person ka shkruar se ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret kryeministrin, aktivizoi organet e sigurisë që të rrisin sigurinë e kryeministrit Albin Kurti.
Pasi ishte bërë publike ky kërcënim Njësia Specialeishte larguar nga shtëpia e Kurtit dhe situata u vë nën kontroll.
Të nesërme Kurti kishte deklaruar se nuk ndjehet i kërcënuar ani pse e konfirmoi se kërcenimi kishte ardhur nga rrjetet sociale.
“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar mirëpo janë organet e sigurisë ato të cilat i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.
Tashmë janë bërë tre ditë nga ky kërcënime dhe ende Policia nuk ka treguar nëse ka intervistuar ndonjë persona apo ka ndonjë pistë hetimeve.
Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Zyrën për Informim në Policinë e Kosovës për të marrë detaje se deri ku kanë shkuar zhvillimet lidhur me kërcënimin e kryeministrit.
Ky nuk është rasti i vetëm kur Albin Kurti ishte kërcënuar. Në maj të vitit të kaluar ai kishte deklaruar se është kërcënuar nga “Garda Vullnetare Shqiptare.
Në Facebook ai kishte publikuar një komunikatë të këtij grupi
“Garda Vullnetare Shqiptare” quhet organizata fantazmë dhe e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë të cilën e kishte përmendur Albin Kurti.
Kujtojmë se kjo organizatë apo grup personash nuk dihet se kush është dhe se çfarë është shpikur tani nga personat që qëndrojnë prapa saj, mirëpo vlen të përmendet se kjo është dëgjuar për herë të parë dje.
Përveç që policia e Kosovës, paten deklaruar se kanë nisur hetime lidhur me këtë rast nuk është arrestuar asnjë person.