Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pranuar një telefonatë nga Policia e Kosovës-Stacioni Qendër, të cilët e kanë njoftuar Prokurorinë se tre fëmijë janë gjetur pa përkujdesje të prindërve.
Me këtë rast Policia ka kërkuar që të marr një autorizim nga ky institucion që fëmijët të dërgohen në një strehimore.
Lajmin e ka bërë të ditur, Laureta Ulaj, Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinë.
“Dje e kemi pranuar një telefonatë prej policisë qendra, të cilët kanë njoftuar që tre fëmijë nuk janë në përkujdesje të prindit. Ata kanë kërku autorizim nga prokurori që fëmijët me të dërgohen në strehimore.”
Ulaj tutje shtoi se Prokuroria është në pritje të kallëzimit penal nga Policia, dhe se fëmijët tani janë në përkujdesje të mirë në një strehimore.
“Prokuroria po pret kallëzim penal nga policia e cila i mbledh , përmbledhin rastin edhe ia dorëzojnë prokurorit, e prokurori i zhvillon hetime, pse kanë mbet pa përkujdesje, edhe merr vendim. Fëmijët tash janë në përkujdesje të mirë në një strehimore.”