Tre futbollistë përfshihen në ekipin e javës në Zvicër

| 08 Mar 2022 | 13:10 | Nga

Futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në kampionatin zviceran të futbollit fundjavën që shkoi.

Si rezultat, paraqitjet e tyre në Superligën zvicerane janë shpërblyer dhe tre prej tyre janë përfshirë në ekipin ideal të xhiros së 21-të atje, shkruan “Gazeta Express”.

“sport.ch_fussball”, e ka zbuluar formacionin 4-4-2, ku përfshihen tre futbollistë shqiptarë.

Në mbrojtje e gjen veten mbrojtësi i Zurichut, Mirlind Kryeziu.

E në mesfushë mund t’i shohim Ardon Jasharin e Luzernit dhe Kastriot Imerin e Servettes.

Ata bënë paraqitje të mëdha me ekipet përkatëse fundjavën që shkoi dhe me plot meritë përfunduan në formacionin e javës.

https://www.instagram.com/p/CazNhuxMS9U/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1ec64973-fe8f-4e9f-80d8-a43b7a1ba906

Të ngjashme