Të dhënat e studiuesve nga 495585 pirës të kafesë dhe përcjellja e tyre për më shumë se 10 vjet ata të cilët zhvilluan sëmundje kronike dhe kushte të tjera që ndërlidhën me mëlçinë
Ka më shumë në mëngjes sesa ju mund të imagjinoni. Doli që ajo është një pirje që mbron nga sëmundjet e mëlçisë.
Por a varët kjo nëse preferenca e jote është për kafenenë apo kafenë? Jo. Me sa duket pirja e kafesë – pavarësisht a është ajo në kafene apo kafe (e bluar ose e menjëhershme) – lidhet me uljen e rrezikut për sëmundjet kronike të mëlçisë dhe sëmundjeve të ndryshme të mëlçisë.
Studiuesit në Universitetin e Southampton dhe Edinburgh kanë zbuluar se pirja e çdo lloji të kafesë vjen me një reduktim të rrezikut për zhvillimin apo vdekjet nga sëmundjet kronike të mëlçisë, krahasuar me atë që nuk pinë kafe, me benifitet shëndetësore që arrihen më katër filxhanë kafe.
Autorët studiuan të dhënat nga 495585 pirës të kafe me anë të Biobank dhe i përcollën ata për 10 vite për zhvillimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë dhe lidhjet me këto sëmundje.
Rreth katër nga pesë pjesëmarrës pinin kafe të bluar ose të menjëhershme, derisa dy nga 10 nuk pinin asnjë lloj kafe. Pas 10 viteve, ishin 3600 raste me sëmundje kronike të mëlçive, përfshirë këtu edhe 301 vdekje si pasojë e tyre. Për me tepër, kishte 5439 raste të zhvillimit të yndyrës në mëlçi apo steatozë (grumbullimi i yndyrës në mëlçi) dhe 184 raste me kancer të mushkërive, transmeton GazetaExpress.
Krahasuar me ata që nuk e pinë kafenë, pirësit e kafesë kishin 21 për qind rrezik të reduktuar për të zhvilluar sëmundje të mëlçisë, 20 për qind më pak që të prekën nga yndyra në mëlçi, 49 për qind më pak rrezik që të vdesin nga sëmundjet kronike të mëlçisë. Përfitimi më i madh u pa në grupin që pinte kafe të bluar, e cila përmban nivele të larta të jahweol dhe cafestol, të cilat janë treguar të dobishëm kundër sëmundjeve kronike të mëlçive, ndoshta për shkak se mbrojnë trupin nga stresi oksidativ.
Kur bëhet fjalë për kafenë e shpejt, e cila ka nivele më të ulëta të kahweol dhe cafestol, kemi pasur po ashtu uljet të rrezikut nga sëmundjet kronike të mëlçisë, por që ulja ishte shumë më e vogël se sa ata që pinin kafe të bluar.
“Përfitimet që ne kemi parë nga studimi i jonë tregojnë se ne mund të ofrojmë një trajtim parandalues për sëmundjet kronike të mëlçisë. Kjo do të ishte e vlefshme në vendet me të ardhura më të vogla dhe qasje më të keqe tek institucionet e shëndetit publik ku barra e sëmundjeve kronike të mëlçive është shumë e lartë”.
Autorët sugjerojnë që hulumtimet në të ardhmen mund të testojnë marrëdhëniet në mes të kafesë dhe sëmundjeve të mëlçive me më shumë kontroll të sasisë së konsumuar të kafesë. Ata po ashtu propozojnë që të vazhdohet edhe më tutje me këtë studim.