Në kuadër të një dite gjithevropiane të aksionit për luftimin e trafikimit, në mëngjesin e sotëm policët federalë kanë bërë bastisjen e tri banesave në Mannheim dhe një banese në Bad Birnabach, shkruan OTS.
Me këtë rast janë arrestuar tre shtetas kosovarë dhe një shtetas gjerman se që nga viti 2013 kanë bërë kontrabandimin e refugjatëve në “rrugën ballkanike” nga Hungaria nëpër Austri për në Gjermani, duke përdorur vetura me qira.
Një numër transportesh që kanë bërë është arritur të faktohen.
Nga bastisjet që janë bërë është gjetur dhe konfiskuar material i bollshëm që dëshmon përfshirjen e personave në fjalë. Vlerësimi i materialit në fjalë dhe hetimet e mëtejme janë duke rrjedhur, thuhet në një komunikatë të përbashkët shtypi të prokurorisë publike të Mannhaim-it dhe Inspektoratit federal për luftimin e kriminalitetit, në Shtutgart.