Tre kosovarë kthehen nga Ukraina, katër në pritje për t’u kthyer

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Tre shtetas të Kosovës që kanë qenë në Ukrainë janë kthyer këtë të mërkurë, teksa katër të tjerë janë në pritje për t’u kthyer.

Ministria e Punëve të Jashtme që nga fillimi i luftës ka kontaktuar me gjithsej shtatë shtetas kosovarë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja për media në MPJ, Qëndresa Fazliu, teksa tregoi se si u bë i mundur komunikimi me ta.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë e cila mbulon edhe territorin e Ukrainës, që nga përkeqësimi i situatës në Ukrainë e deri më tani ka vendosur kontakt me gjithsej shtatë shtetas të Republikës së Kosovës. Tre nga ta kanë lëshuar tashmë territorin e Ukrainës”.

“Ambasada në Pragë ka qenë në kontakt direkt me ta dhe përmes komunikimit me Departamentin Konsullor të Ministrisë së Jashtme Polake dhe zyrtarëve të kontaktuar në pikat kufitare iu është mundësuar lehtësimi për kalim në territorin e Polonisë” tha Fazliu për Klankosova.tv.

Tutje, Fazliu tha tre shtetasit e kthyer kanë qëndruar në Ukrainë përkohësisht për çështje pune dhe biznesi.

Të ngjashme