Tre lojtarë të Kosovës rrezikojnë suspendimin për ndeshjen ndaj Greqisë

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në fazën e grupeve, ku kësaj radhe takohet me Gjeorgjinë si mysafir.

Ndeshja zhvillohet në “Batumi Arena”, nga ora 18:00.

Të besuarit e Bernard Challandes kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e para, ku ndaj Gjeorgjisë do të kërkojë pikët e para.

Për këtë ndeshje në rrezik që të suspendohen janë tre lojtarë Florent Hadergjonaj, Besar Halimi, Vedat Muriqi, shkruan Telegrafi.

Që të tre ishin ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshje me Suedinë.

Hekuran Kryeziu që nuk është ftuar, ishte ndëshkuar me kartonë të verdhë në dy ndeshje radhazi, ndaj Spanjës dhe Suedisë, duke bërë që të jetë i suspenduar.

Në anën tjetër edhe Bernard Berisha është i suspenduar (nuk është ftuar për ndeshjet e shtatorit) pas kartonit të kuq me Spanjën

Të ngjashme