Në këtë seancë mbrojtja ka kërkuar 20 korrikun si datë për dorëzimin e dosjes paraprake.
Në seancën e tretë ndaj tyre nuk morën pjesë asnjëri.
Dy krerët e OVL së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Hardinaj, në seancën radhës për ecurinë e çështjes u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës të tyre.
Këta mbrojtja u përball me prokuroren e ZPS-së e cila fillimisht u shpreh që kanë përmbushur detyrimet në gjetjen e materialeve.
Megjithatë, prokurorja Valeria Bolici shtoi që nuk do të intervistohen të gjithë dëshmitarët, përveç atyre që ka synim ZPS.
E me këto deklarime të Prokurorisë nuk është pajtuar mbrojtja.
Avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt ka kundërshtuar qasjen e ZPS në këtë konferencë, duke thënë që kanë qëndrim shpërfillës e qesharak.
Ndërkohë, mbrojtja e Hysni Gucatit ka shpalosur disa kërkesa, ku mes tjerash kanë përmendur edhe anulimin e fluturimit për në Kosovë për shkak të pandemisë.
Qëllimi i kësaj vizitë ka qenë për t’i kryer hetimet e tyre lidhur me çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Nga mbrojtja në këtë konferencë është kërkuar që të hetohet edhe mënyra se si kanë arritur dosjet me dokumentet të Speciales në Zyrat e OVL-së.