Tre mjekë e një mami në Gjinekologji pozitivë me Coronavirus, izolohet pjesa tjetër e ndërrimit

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Tre mjekë dhe një mami në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, të enjten.

Lajmi është konfirmuar për KOHËN nga Jakup Ismaili, shef i Gjinekologjisë. Ai ka thënë se nuk dihet burimi i infektimit.

Ai ka thënë se pjesa tjetër e stafit që ishte në ndërrim me të prekurit me virus është izoluar.

Të enjten, u konfirmuan 26 raste të reja me COVID-19. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 449 raste me koronavirus. Kanë vdekur 11 persona e janë shëruar 79.

Të ngjashme