Tre pacientë me Coronavirus në Kosovë në gjendje kritike

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 54 pacientë të prekur nga virusi COVID-19.

Në pritje të rezultateve janë 7 raste, ndërsa 8 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.

Nga 54 raste të infektuar me Covid 19:

• 41 raste janë në gjendje stabile;
• 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme