Tre persona arrestohen për dy raste të vjedhjes së rëndë në “Trepça”

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, nën dyshimin se janë të përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë në hapësirat e ndërmarrjes SHA “Trepça”.

Sipas Policisë, pas një pune hetimore dhe sigurimit të provave e dëshmive relevante, janë realizuar bastisje në disa lokacione, ku janë arrestuar tre të dyshuarit.

Gjatë aksionit, si prova materiale janë sekuestruar një automjet me rimorkio dhe dëshmi të tjera relevante.

Nga hetimet dyshohet se të arrestuarit, në bashkëveprim, kanë kryer dy raste të vjedhjes së rëndë, të ndodhura disa muaj më parë në hapësirat e “Trepçës” në Mitrovicë.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të ngjashme