Tre persona lëndohen nga një aksident në Fier, vozitësi në gjendje të rëndë

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Spitalit Memorial të Fierit.

Një automjet pasi ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të lënduar.

Të tre janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa vozitësi është lënduar më rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe sistemimin e kolonës së automjeteve të krijuar si pasojë e aksidentit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e daljes së automjetit nga rruga.

Të ngjashme