Policia e Kosovës njofton se në komunën e Ferizajt dy gra janë larguar nga shtëpia më 20 dhjetor dhe nuk dihet ende për vendndodhjen e tyre, raporton Ekonomia Online.
“PERSON I ZHDUKUR- Ferizaj / 20.12.2024-15:30. Është raportuar se dy viktima femra kosovare me datën e lartcekur janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në njoftim.
Nga Policia në raporton 24-orësh njoftohet se po ashtu në Suharekë një burrë është larguar nga shtëpia më 23 dhjetor dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
“PERSON I ZHDUKUR- Suharekë / 23.12.2024-18:20. Me 24.12.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore, për procedurat e mëtejme hetimore.”, thuhet në njoftim.