Prokurorja serbe mesazh BIA-s: Lërini përgjimet, zbulojeni pse vdiqën serbet ne sulmin në Banjskë

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Biljana Savoviq, prokurorja serbe që thotë se përndiqet dhe përgjohet nga BIA serbe ka thënë se më mirë do të ishte për këtë agjenci spiunësh në Serbi që të zbulojnë më shumë rreth sulmit terrorist në Banjskë, sesa me punën që ata bëjnë aktualisht – përgjimin e atyre që dalin hapur kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ajo po ashtu i ka bërë thirrje BIA-s që të marrë informacione për mbi 3 mijë persona ende të zhdukur nga rajoni, nga të cilët sipas saj mbi 1600 janë nga Kosova. Prokurorja e përndjekur porosit agjentët e shërbimit sekret serb që të hetojnë edhe tragjedinë e Novi Sadit.

“I bëj thirrje BIA-s që të përqendrojë të gjitha kapacitetet e saj në marrjen e informacioneve dhe provave për mbi 3 mijëpersona ende të zhdukur nga rajoni, nga të cilët mbi 1 mijë e 600 janë nga Kosova. Ata gjithashtu mund të zbulojnë se kush përdori armë te ndaluara me ligj kundër qytetarëve që qëndruan dhe heshtën për viktimat e tragjedisë në Novi Sad…ata mund edhe të zbulojnë se pse serbët vdiqën në sulmin terrorist nëBanjskë”, tha ajo.

Ndryshe Bojana Bojana Savoviq qëishte prokurore në Beograd bashkë me një prokuror tjetër ishin transferuar nga puna e tyre e vjetër, për shkak të një zbulimi dhe më pas arrestimi të gjashtë të dyshuarve për përvetësim në Ndërmarrjen Elektrike të Serbisë.

Për transferin e saj kishte reaguar edhe Departamenti i Shtetit Amerikan duke vërtetuar se vendimet e publikut të lartë Prokuroria në Beograd për transferimin e dy prokurorëve ishin të motivuara politikisht.

Kohë më parë prokurorja serbe ka akuzuar agjentët e BIA-s po endjekin, përgjojnë dhe flasin me fqinjët e saj. Ajo pohoi se ka parë agjentë të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në zonën e saj, të cilët flasin me fqinjët, e ndjekin atë kur ajo hyn në pallatin e saj dhe se ajo ka marrë informacione të ndryshme se telefoni i saj përfshirë Viberin dhe aplikacionet e tjera janë nën përgjim.

Të ngjashme