Tre raste të dhunës familjare gjatë 24 orëve në Kosovë

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tre raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të policisë një rast ka ndodhur në Prishtinë dhe dy në Pejë.

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë 20.04.2020 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) pasi që i njëjti kishte sulmuar viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë 19.04.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 20.04.2020 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme