Tre shokë nga Kosova trajner fitnesi për gardën e mbretit në Dubai

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 12:48 | Nga

Rrustem Ahmetxhekaj, Labinot Zeneli dhe Kushtrim Hetemi janë tre shokë të ngushtë që po ushtrojnë profesionin e trajnerit të fitnesit në Dubai.

Ahmetxhekaj nga Deçani, Zeneli nga Mitrovica dhe Hetemi nga Ferizaj janë trajner fitnesi në Gardën Presidenciale të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Tre shokët nga Kosova janë përgjegjës për planifikimin, përgatitjen, zhvillimin, testimin dhe vlerësimin në aspektin fizik të stafit të Gardës presidenciale.

Në pak minuta të rubrikës “Shqiptarët nëpër botë” në KTV, ata rrëfejnë për punën e tyre në Dubai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme