Tre shtetas kanadezë janë në mesin e të vrarëve në Izrael si pasojë e sulmeve të Hamasit që nisën të shtunën.
Po ashtu edhe tre të tjerë janë të zhdukur, bëri të dikur ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly.
Ajo tha se avionët ushtarakë kanadezë do të fillojnë t’i mundësojnë fluturim qytetarëve dhe banorëve të përhershëm nga Tel Avivi për në Athinë, si hap të parë.
Joly shtoi se më shumë se 4 mijë e 700 qytetarë kanadezë dhe rezidentë të përhershëm në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor ishin të regjistruar në qeveri.
Ajo nuk dha ndonjë detaj se sa prej tyre do të evakuoheshin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.