Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut mendohet se janë përfshirë në sulmin terrorist të djeshëm në Vjenë. Përveç Kujtim Fejzulait, autoritetet austriake dyshojnë se në sulm janë përfshirë edhe A.G. i lundur në St. Polten të Austrisë por me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe U.A. që është lindur në Vjenë, raporton Alsat-M.
Autoritetet austriake ia kanë dorëzuar një listë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut duke kërkuar bashkëpunim për zbardhjen e sulmit të djeshëm. Në mesin e viktimave të sulmit të djeshëm është edhe një 21-vjeçar nga Veleshta e Strugës.
Ndërkohë raportohet se në lidhje me sulmin në Vjenë janë bastisur 18 prona dhe arrestuar 14 persona.
Në sulmin terrorist në Austri mbetën të vdekur katër civilë, dhe atentatori, ndërsa po ashtu janë plagosur 22 persona, përfshirë edhe një polic.