Julian Draxler mund të largohet nga Paris Saint-Germain.
Ani pse aty kaloi vetëm një verë më parë, më shumë gjasë gjermani mund të kalojë në Premier League.
Janë tre skuadrat, nga katërshja e madhe, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool që kërkojnë shërbimet e mesfushorit, sipas Mirror, përcjellë Klan Kosova.
Arritja e Neymar në Parc des Princes dhe nënshkrimi i mundshëm i Mbappe, kanë rritur spekulimet se Draxler duhet ta shqyrtojë të ardhmen në Paris.
32 milionët që kanë ofruar të tri klubet angleze nuk ju kanë mjaftuar drejtuesve të PSG-së që të binden ta lënë të lirë atë.