Tre të arrestuar për mashtrim në Fushë Kosovë, ua morën 10 grave 45 mijë euro

Prishtinë | 11 Qer 2025 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë mashtruar dhjetë gra duke iu premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.

Sipas policisë, vlera e dëmit llogaritet të jetë 45 mijë euro.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme