Tre të infektuar me Coronavirus në gjendje kritike

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Klinika Infektive ka njoftuar se sot në këtë klinikë janë duke u trajtuar 101 pacientë, ku prej tyre tre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë me dije se sot nga Infektika do të lirohen 16 raste, 13 raste Covid-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si dhe 3 të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

“44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në raportin e Infektivës.

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2625958124387644

Të ngjashme