Tre persona janë lënduar gjatë një aksidenti që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.
Të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy automjete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 00:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.
Ahmeti, theksoi se hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.