Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në orët e pasdites në Prishtinë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 17:45 në Rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një veturë e parkuar”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.