Tre të lënduar në një aksident në lagjen “Dardania”, në Prishtinë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar në një aksident të ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar lajmin për arbresh.info, ku tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Dardania, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Të ngjashme